Mbështetje për AKT-në në panairin ITB Berlin

March 14th, 2018

SIPPO mbështeti Agjencinë Kombëtare të Turizmit në organizimin e një seminari për përgatitjen e bizneseve turistike pjesëmarrëse, për të rritur performancën gjatë panairit ITB.

SIPPO mbështeti Agjencinë Kombëtare të Turizmit në organizimin e një seminari për përgatitjen e bizneseve turistike pjesëmarrëse, për të rritur performancën gjatë panairit ITB. Rreth 16 pjesëmarrës nga sektori privat dhe 5 punonjës të AKT morën pjesë në këtë seminar kur u njohën me profilin e panairit ITB, teknikat efikase të komunikimit, rrjetet e biznesit që operojnë në këtë panair, tendencat e turizmit të qëndrueshëm dhe karkateristikat e tregut Evropian të turizmit. Seminari u moderua nga z. Matthias Leisinger, ekspert i SIPPO per turizimin e qendrueshem.

Në vijim të seminarit përgatitor, SIPPO organizoi disa takime të operatorëve turistik të interesuar për tregun shqiptar dhe rajonal me AKT, me qëllim për të përmirësuar promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, zhvillimin e produkteve të turizmit të qëndrueshëm dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal në këtë sektor. Z. Andreas Zgraggen, Antar i Bordit Këshillimor të SIPPO dhe Antar bordi – Permium Specialist për DER Touristik Swiss AG vizitoi stendën shqiptare, ku u takua me përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.