Përmbajtja dhe Editoriali

Swiss Import Promotion Programme SIPPO
Rruga Skenderbej P. 6
Hyrje 1/1
1001 Tiranë
Shqipëri
Tel: +355 66 20 54 813
info@sippo.al

Njoftim Ligjor

Faqja e internetit të kompanisë SIPPO funksionon nëpërmjet sippo.al.

Garancia e Përmbajtjes së Faqes së Internetit

Detajet në këto faqe interneti nuk janë të detyrueshme dhe ofrohen vetëm për qëllime informimi. SIPPO nuk garanton vërtetësinë, saktësinë, plotësinë dhe cilësinë e informacionit në këto faqe pavarësisht nga përgatitja e kujdesshme e tyre. Pretendimet për përgjegjësi ndaj SIPPO-s bazuar në dëmtimin e një natyre materiale ose jomateriale që rrjedhin nga përdorimi ose nga pamundësia për të përdorur informacionin e paraqitur dhe / ose të shkaktuara përmes përdorimit të informacionit të gabuar dhe të paplotë përjashtohen tërësisht nëse ekziston ndonjë gabim i dukshëm me ndikim të papërfillshëm  apo për shkak të pakujdesisë nga ana e SIPPO-s. Të gjitha ofertat janë subjekt i ndryshimit dhe jo detyruese. SIPPO rezervon qartë të drejtën për të ndryshuar, plotësuar ose fshirë pjesët e faqeve ose të gjithë ofertën pa ndonjë njoftim të veçantë ose të ndërpresë publikimin përkohësisht ose përgjithmonë.

Referimet dhe linqet

SIPPO i shqyrton linqet apo referencat në faqen e tij të internetit për ndonjë përmbajtje të paligjshme, veçanërisht kur i përfshin ato në faqen e tij të internetit. Meqenëse SIPPO nuk ka asnjë ndikim në hartimin dhe përmbajtjen e faqeve me të cilat është lidhur ajo nuk mund të marrë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve. Në rast se SIPPO merr informacion për përmbajtje të paligjshme në linqet ose referencat në faqen e tij të internetit, atëherë ai do t'i heqë këto linqe dhe referenca. Kjo vlen edhe për hyrjet e jashtme në librat e përshtypjeve (guest books), forumet e diskutimit dhe listat e pajtimtarëve të krijuara nga SIPPO.

Ligji për të drejtën e autorit dhe etiketimin

SIPPO bën çdo përpjekje për të përmbushur detyrimet e tij në kuadrin e të drejtës së autorit përsa i përket fotografive, diagramave, regjistrimeve audio dhe sekuencave video si dhe teksteve të përdorura në të gjitha botimet, duke përdorur fotografitë, diagramet, regjistrimet audio dhe sekuencat video si edhe tekstet e veta ose diagramet, regjistrimet audio dhe sekuencat video si edhe tekstet që janë në sferën publike. Të gjitha brand-et dhe markat tregtare të përmendura në faqen e internetit ose të mbrojtura nga të tretët janë subjekt pa kufizime ndaj dispozitave të ligjit të etiketimit në fuqi dhe të drejtave të posedimit nga pronari përkatës. Vetëm përmendja e markave nuk nënkupton se ato nuk janë të mbrojtura nga të drejtat e të tretëve!

E drejta e autorit për objektet e publikuara të krijuara nga SIPPO mbetet vetëm e drejtë e kompanisë. Riprodhimi ose përdorimi i këtyre diagrameve, regjistrimeve audio, sekuencave video dhe teksteve në botime të tjera elektronike ose të shtypura lejohet vetëm me lejen e deklaruar të SIPPO.

Mbrojtja e të dhënave

Përderisa faqja e internetit lejon hedhjen e të dhënave personale ose të biznesit (adresat e email-it, emrat dhe adresat), këto të dhëna ofrohen nga përdoruesit vetëm në bazë vullnetare.

Cookies

Ne përdorim cookies në faqen e internetit. Cookies janë paketa me të dhëna të dërguara nga një server në internet në një shfletues (browser) i cili ruhet në një vend të caktuar në kompjuterin tuaj për ta njohur atë përsëri më vonë. Kompjuteri juaj dërgon informacionin për cookies përsëri gjatë vizitave të mëvonshme në këtë faqe me çdo kërkesë që i bëhet server-it. Cookies përdoren për të paraqitur përmbajtje komplekse dhe dinamike dhe për t'ju njohur ju gjatë vizitave të mëvonshme si edhe për lehtësi më të madhe në përdorim. Duke ndryshuar cilësimet e shfletuesit tënd (browser settings), ju mund të ndaloni instalimin e cookies në çdo kohë ose të mundësoni shfaqjen e një paralajmërimi përpara se të ruhet një cookie. Ju pastaj mund të vendosni nëse dëshironi që të lejoni përdorimin e cookies. Faqja jonë e internetit mund të përdoret pa pranuar cookies. Megjithatë, disa fusha mund të mos funksionojnë ashtu siç duhet, nëse ju i refuzoni ato.

Google Analytics

Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim analitik i internetit i ofruar nga Google, Inc. ("Google"). Google Analytics përdor "cookies", të cilat janë skedarë teksti të vendosur në kompjuterin tuaj, për të ndihmuar faqen e internetit për të analizuar mënyrën e përdorimit të faqes nga përdoruesit. Informacioni i gjeneruar nga cookies për mënyrën e përdorimit të faqes nga ana juaj (përfshirë adresën tuaj IP) do të transmetohet dhe ruhet nga Google në servera në Shtetet e Bashkuara. Google do ta përdorë këtë informacion për vlerësimin e  mënyrës së përdorimit të faqes suaj, përpilimin e raporteve për aktivitetin e uebit për operatorët e internetit dhe ofrimin e shërbimeve të tjera në lidhje me aktivitetin e internetit dhe përdorimin e internetit. Gjithashtu,  Google mund ta transferojë këtë informacion tek të tretët, nëse i kërkohet me ligj, ose kur këto palë të treta e përpunojnë informacionin në emër të Google. Google nuk do të shoqërojë adresën tuaj IP me ndonjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google. Ju mund të refuzoni përdorimin e cookies duke zgjedhur cilësimet e duhura në shfletuesin tuaj, megjithatë ju lutem vini re se nëse e bëni një gjë të tillë ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni funksionalitetin e plotë të kësaj faqeje interneti. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju lejoni përpunimin e të dhënave për ju nga Google në mënyrën dhe qëllimet e përcaktuara më sipër. Nëse nuk pranoni që të dhënat tuaja të merren, mund të bëni çaktivizimin e Google Analytics. Browser-Add-on: (SIPPO.CH https://tools.google.com/dlpage/gaoptout)

Vlefshmëria ligjore e këtij refuzimi (Disclaimer)

Për sa kohë që pjesët ose formulimet individuale të këtij teksti nuk plotësojnë më ose nuk përputhen plotësisht me situatën ligjore, përmbajtja dhe vlefshmëria e pjesëve të mbetura të dokumentit do të mbeten të paprekura dhe pjesa e pavlefshme do të interpretohet nga partnerët kontraktues në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur që qëllimi i synuar fillimisht nga formulimi i pavlefshëm mund të vazhdojë të ekzistojë sa më shumë që të jetë e mundur.