Programi SIPPO ofron një platformë lider për ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet importuesve dhe eksportuesve. Rrjeti ynë është avantazhi juaj.
Programi i Promovimit të Importeve SIPPO është një mandat i Sekretariatit Ekonomik Zviceran në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim ekonomik dhe për mandatin e ri 2017-2020, ky program do të zbatohet nga Swisscontact, një organizatë jo-qeveritare zvicerane e orientuar në mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik.
Programi i SIPPO do të promovojë importet nga vendet në zhvillim, rrjedhimisht eksportin e produkteve të këtyre vendeve në drejtim të tregjeve Europiane e globale dhe është i shtrirë në 11 vende në mbarë globin.
Programi 4-vjeçar SIPPO do të ndihmojë Organizatat shqiptare të biznesit, të fuqizojnë kompanitë shqiptare, të eksportojnë produktet e tyre në Zvicër, në Bashkimin Europian dhe në tregun global.
Në Shqipëri programi SIPPO do të mbulojë 3 sektorë kyç të ekonomisë që janë: Tekstilet me vlerë të shtuar, Turizmin e qëndrueshëm dhe Bimët Aromatike dhe Medicinale.
Programi do të sjellë përvojën perëndimore në menaxhimin e eksporteve si dhe mjete inovative, të cilat do të mundësojnë një marketing me efektiv për produktet shqiptare, me qëllim që të konkurrojnë me sukses në tregun ndërkombëtar. SIPPO synon të krijojë kapacitete për Organizatat Mbështetëse të Biznesit në Shqipëri me të cilat do krijojë një partneritet në drejtim të zbatimit efektiv të këtij programi në Shqipëri. Në këtë drejtim SIPPO ka një bashkëpunim të ngushtë dhe me organizata të tjera ndërkombëtare të cilat kanë mision të ngjashëm si Qendra Hollandeze për Promovimin e Importeve nga vendet në zhvillimi (CBI), Zyra Gjermane e Importeve (IPD), Koordinatori i Importeve në Austri (IHA) dhe Qendra Ndërkombëtare e Tregëtisë(ITC). Bashkëpunimi me këto organizma në projekte, aktivitete të ndryshme dhe asistencë teknike, gjatë këtij mandati, do të përmirësojë impaktin e promovimit të produkteve Shqiptare në drejtim të tregjeve me interes.
Importuesit kërkojnë produkte cilësore dhe partnerë të besueshëm. Eksportuesit kërkojnë tregje të reja. Ne vlerësojmë mundësitë dhe mundësojmë lidhjen.
Rrjeti ynë është mundësia jote. SIPPO nëpërmjet rrjetit të tij dhe në bashkëpunim me organizata që mbështesin tregtinë ndërkombëtare, do të ofrojë në Shqipëri një paketë inovatore shërbimesh që mundëson promovimin e eksporteve shqiptare në tregun global.
Ne punojmë në skuadër me organizatat partnere, duke ndarë njohuritë dhe suksesin.
Ekipi i SIPPO në Shqipëri sjell eksperiencë praktike në fushën e promovimit të eksporteve për realizimin me efikasitet të programit, në ngritjen e kapaciteteve të partnerëve, si dhe në krijimin e vlerës së qëndrueshme për kompanitë.
Ekonomia shqiptare ka rritje solide në 3 vitet e fundit dhe eksportet janë rritur mesatarisht me 4.6% çdo vit. Tekstilet, turizmi dhe përbërësit natyralë zënë një pjesë të rëndësishme në portofolin e eksportit.
Po rritet me ritme të shpejta kërkesa globale për produktet e ushqimit të shëndetshëm, produktet kozmetike dhe mjekësore, të cilat prodhohen me përbërës natyralë cilësorë për të plotësuar standartet dhe nevojat. Klima dhe përbërja e tokës në Shqipëri sigurojnë një avantazh më të mirë krahasues për prodhimet bio-organike për produktet e pyllit (jo-druri). SIPPO bashkë me partnerët e saj mbështet promovimin me efektivitet të këtyre produkteve dhe po i adreson ato në kanale të përshtatshme për të arritur blerësit ndërkombëtarë.
Turistët e huaj në Shqipëri tërhiqen më shumë nga trashëgimia kulturore, plazhet e paprekura, topografia madhështore e maleve, gatimete shijshme shqiptare, tradita dhe mikpritja unike, çmime të leverdisshme dhe natyra e mrekullueshme e zonave rurale. Dhe numri i tyre por rritet me shpejtësi. SIPPO do të ndihmojë Agjensinë Kombëtare të Turizmit dhe shoqatat e sektorit të promovojnë Shqipërinë dhe vlerat e saj më të mira në turizmin e qëndrueshëm, si dhe të lidhin operatorët lokalë me operatorët seriozë ndërkombëtarë.
Shqipëria ofron një mjedis shumë të favorshëm ekonomik në sektorin e prodhimit të tekstileve, i cili reflektohet dhe në nivelin e eksporteve Shqiptare, duke qenë industria kryesore që kontribuon në totalin e eksporteve prej shumë vitesh. Veshjet dhe produktet tekstile shqiptare janë të një cilësie të mesme dhe të lartë, me një çmim shumë të favorshëm dhe prodhim fleksibël në kapacitete, ndërkohë që prodhues të specializuar dhe produktet e tyre gati për eksport ndodhen vetëm 2-3 orë fluturimi larg nga shtetet kryesore Europiane.
SIPPO po identifikon organizatat partnerë BSO për të bashkëpunuar në eksportin e sektorëve përkatës. Ne mbështesim shërbimet e sofistikuara për kompanitë eksportuese.
Së bashku me Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë së Kombeve të Bashkuara ITC (www.intracen.org), në 2017, u analizuan bordet e promovimit të eksporteve dhe shoqatat e sektorëve, me qëllim që të identifikojmë potencialet e përmirësimit të shërbimeve të tyre për eksport. Kjo përfshin intervista mbi shërbimet e promovimit të eksporteve të BSO-ve, strukturat organizative, menaxhimi i cilësisë si dhe strategjitë sektoriale të eksportit.
Në vijim organizatat partnere BSO janë si më poshtë.
Agjencia Kombetare e Turizmit eshte nje institucion publik qe zbaton strategjite dhe politikat e turizmit ne drejtim te promovimit te Shqiperise si nje destinacion i rendesishem turistik ne bashkepunim te ngushte dhe me sektorin privat te turizmit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve eshte nje institucion publik shqiptar qe promovon zhvillimin e investimeve dhe nxit eksportet Shqiptare duke zbatuar politikat dhe strategjite e qeverise per te modernizuar dhe nderkombetarizuar biznesin dhe sektorin privat.
Shoqata e Bimeve Medicinale dhe Aromatike eshte nje organizate aktive e sektorit privat, e cila mbron interesat dhe mbeshtet zhvillimin e industrise ne sektorin e BAM ne Shqiperi.
Në bashkëpunim me partnerët, SIPPO organizon evente me karakter ndërkombëtar dhe të formatuar në mënyrën e duhur. Kontrolloni rregullisht këtë seksion dhe regjistrohuni për aktivitete serioze ndërmjetësimi dhe rrjetëzimi.
Vizita studimore, takime biznesi ndërmjet klientëve dhe ofruesve, trajnime për prezantime në panaire, takime pune për një përqasje efikase në tregjet e eksportit dhe shumë të tjera, i mundësojnë kompanive të rrisin aftësitë e tyre eksportuese.